Lajme

Keqpërdorimet me subvencione, Policia konfirmon arrestimin e një zyrtari në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 02 March 2021

Gjatë ditës së martë është arrestuar zyrtari të Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë me inicialet A.B.

Këtë e ka bërë të ditur edhe nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

“Prishtinë 02 mars 2021, Me datë 01-03-2021 në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, lidhur me dyshimet për keqpërdorime të subvencioneve. Me vendim të prokurorit të P.TH. Prishtinë, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Kujtojmë që aksioni policor i quajtur “Subvecioni 2021”, ka nisur që nga java e kaluar, ku ishin arrestuar 21 persona, ku shumica ishin zyrtarë.

Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, laptopë e kompjuterë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera