Lajme

Keqpërdorim i kartelave bankare, arrestohen dhjetë persona të cilët dëmtuan me mijëra euro bankat në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 19 September 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 10 persona, të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’.

Policia e Kosovës njofton se ka kryer kontrolle në 14 lokacione në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan, me ç’rast edhe ka arrestuar të dyshuarit, transmeton Telegrafi.

“Gjatë operacionit policor të sotëm janë arrestuar 10 të dyshuar nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’. Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare pa autorizim duke bërë transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje të gjësendeve të ndryshme, me kartela bankare të cilat kanë arritur në forma të ndryshme t’i komprometojnë”, bën të ditur Policia.

-Advertisement-

Tutje, në njoftim thuhet se në këtë rast janë dëmtuar institucionet financiare (bankat) në Kosovë me mijëra euro.

Policia ka sekuestruar prova të ndryshme relevante, përfshirë kompjuterë, telefona celularë, USB, kartela bankare, dokumente, si dhe tre armë dhe municion.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera