Keqpërdori autorizimet e tij ligjore dhe ndihmoi të kërkuarin nga Interpoli, gjykata merr vendim ndaj zyrtarit të MPB-së
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 20 July 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit D.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari në cilësinë e zyrtarit administrativ në zyrat e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) që është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i ka keqpërdorur autorizimet e tij ligjore.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në komunikatën për media.
“Gjykata pas shqyrtimit dhe analizimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, gjeti se kërkesa e prokurorit është e bazuar, ashtu që marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete, ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B”.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar të mërkurën se i lartcekuri dyshohet se më 15.10.2021, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë), me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni, i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin për dokumentet personale.
“Në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N., kështu duke i mundësuar personit M.D., që të nxjerrë letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës me të dhënat e të dëmtuarit A.N”, thuhet në njoftimin për media.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...