Keqkuptimi i pensionistëve për shtesën prej 100 euro, disa studentë ankohen s’e ende s’i morën

Autori: Gazeta inFokus
15:15 | 03 December 2022
Një pjesë e pensionistëve kanë keqkuptuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ua ndarë nga 100 euro për muajin tetor. Ata kanë pritur që nga 100 euro do t’i marrin edhe për dy muaj tjerë. Ndërkohë, edhe disa studentë janë ankuar se ende s’i kanë marrë shtesat e premtuara, ani pse Ministri Murati tha para tri ditësh se paratë u kanë dalë në xhirollogari.
Në fund të shtatorit të këtij viti, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dolën në konferencë të përbashkët për të prezantuar masa të reja në kuadër të Pakos Ekonomike për përballje me inflacionin.
Me këto masa përfshihej subvencionimi i faturës së energjisë elektrike për ata që kursejnë rrymën, subvencionim prej 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat që marrin pagë deri në 1 mijë euro, ndarja e shtesave për punonjësit që kanë pagë deri në 1 mijë euro në ndërmarrjet publike, si dhe shtesa për pensionistët, familjet me asistencë dhe studentët.
Për pensionistët dhe familjet sociale që marrin deri në 500 euro, janë ndarë nga 100 euro për muajin tetor. Këto shtesa, u janë ekzekutuar atyre, por disa prej tyre kanë keqkuptuar, duke menduar se shtesat do t’u dalin për tre muaj, për çka janë ankuar.
Në vendimin e Qeverisë, qartazi shkruan se kjo mbështetje është e njëhershme.
“Në kuadër të masës 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, të gjithë përfituesit e skemave pensionale dhe sociale, për të cilët vlera e pensioneve aktuale që pranojnë brenda muajit nuk kalon shumë pesëqind euro (500 €), e që kualifikohen për përfitim, mbështeten me shumën e njëhershme prej njëqind euro (100€) për muajin Tetor të vitit 2022”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Se shtesa prej 100 euro vlen vetëm për muajin tetor, e kishte përsëritur edhe Kryeministri Albin Kurti, kur kishte njoftuar për vendimet që kishin marrë në mbledhjen e 100’të.
“Ndamë mjetet për mbështetjen me shumë të njëhershme prej 100 euro për pensionistët”, kishte shkruar Kurti.

Në kuadër të kësaj Pakoje, Qeveria kishte paraparë edhe ndarjen e shtesave prej 100 euro për studentët, për muajin nëntor.
“Në kuadër të masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar, të gjithë studentët aktive dhe të rregullt, që kualifikohen për përfitim dhe që janë të regjistruar në universitetet publike dhe private në Republikën e Kosovës, mbështeten me shumën e njëhershme prej njëqind euro (100 €) në muajin Nëntor të vitit 2022”, thuhet në vendim.
Para dy ditësh, Ministri Murati ka thënë se këto shtesa janë ekzekutuar për 50 mijë e 778 studentë.
Ai ka paralajmëruar edhe mbështetje tjetër për studentët.
“50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar. Qeveria për studentët!”, shkroi Murati.
Por, në këtë postim të Muratit, shumë student janë ankuar se ende s’u kanë dalë mjetet në xhirollogari.
Express ka dërguar pyetje në adresë të MFPT’së për të marrë vesh pse s’janë ekzekutuar mjetet për disa studentë dhe kur do t’i marrin këto shtesa, por si zakonisht s’ka marrë përgjigje.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...