Fun & Video

“Këpucët e Djallit”, me gjak njerëzor/ Nike fiton gjyqin ndaj “Brooklyn MSCHF”

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 02 April 2021

‘Nike’ ka fituar procesin gjyqësor kundër ‘Brooklyn MSCHF’ mbi ‘Satan Shoes’, shumë të komentuara këto ditë, që përmbajnë një pikë gjaku të vërtetë njerëzor në thembra.

Atletet 1.018 dollarëshe janë modifikim i këpucëve Nike Air Max 97s që i është shtuar një kryq i përmbysur, një pentagram dhe fjalët “Lluka 10:18”.

MSCHF prodhoi këpucët në bashkëpunim me reperin Lil Nas X. Kompania tha se prodhoi 666 palë dhe të gjitha u shitën në kohë rekord. Nike pretendoi shkelje të markës tregtare, duke kërkuar nga një gjykatë federale në Neë York të ndalojë shitjen e këtyre këpucëve.

-Advertisement-

“MSCHF dhe këpucët e tij të paautorizuara Satan shkaktojnë konfuzion dhe krijojnë një lidhje të gabuar midis produkteve të MSCHF dhe Nike“, tha gjiganti i këpucëve sportive në proces gjyqësor.

Avokatët e MSCHF kundërshtuan akuzën, duke thënë se 666 atletet që krijuan nuk janë “atlete tipike, por më tepër vepra arti, që u shiten koleksionistëve për 1.018 $ secila”.

Gjyqtari federal lëshoi ​​një urdhër ndalimi të përkohshëm të enjten, sipas raportit të BBC-së. Por, ndikimi i këtij vendimi mbetet i paqartë pasi MSCHF u shpreh se nuk ka në plan të prodhojë më të tilla këpucë.

MSCHF reklamoi këpucët e zeza dhe të kuqe të hënën, që përkon me lançimin e këngës më të fundit të Lil Nas X Montero, e cila u publikua në YouTube të premten e kaluar. Reperi doli si homoseksual në vitin 2019, duke manifestuar seksualitetin e tij. Në videoklip, ai rrëshqet poshtë një shtylle nga parajsa në ferr para se të bëjë vallëzimin provokuese Djallin, pastaj i ‘këput’ qafën dhe i vjedh brirët.

Imazhet dhe këpucët të dyja, i janë referuar vargut biblik Lluka 10:18 – “Kështu Ai u tha atyre:” Unë pashë Satanin që binte si rrufe nga qielli“.

Çdo këpucë gjithashtu përmban një tabelë amortizimi të flluskës së ajrit Nike, që përmban 60 centimetra kub bojë të kuqe dhe një pikë të vetme gjaku njerëzor, dhuruar nga anëtarët e koleksionit të artit MSCHF.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera