Shëndetësi

Keni qime në gjinj, mund të tregojnë sëmundje të rrezikshme

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 17 October 2017

Qimet në gjinj nuk janë vetëm problem estetik.

Gjinjtë janë organi më atraktiv, por edhe organi më i ndjeshëm i çdo femre. U nevojitet kura dhe kujdes i veçantë, sepse shumë lehtë mund të dëmtohen.

Shumica e grave dhe e vajzave kanë qime në to, rreth thimthave. Nuk bëhet fjalë për problem serioz, sa për atë estetik.

-Advertisement-

Megjithatë, problemi mund të lindë nëse vëreni qime në pjesë tjera të gjinjve dhe ndryshime në organizmin tuaj, transmeton Telegrafi.

Mund të jetë fjala për rezultatin e disbalancës hormonale, kryesisht për shkak të asaj që keni të shtuar nivelin e testosteronit.

Gjithashtu, qimet mund të jenë të shkaktuara edhe nga sindroma e vezoreve policistike, e cila gjithashtu është e shkaktuar nga disbalanca e hormoneve në organizëm.

Kur është fjala për cistet, te femrat të cilat janë të sulmuara nga kjo sindromë mund të shfaqen edhe akne, cikli i parregullt i menstruacioneve, gjakrrjedhje të gjatë menstruale, tendenca e shtimit të peshës trupore, si edhe problemet me ngjizjen.
Te disa femra kjo sindromë mund të shtojë rrezikun e sëmurjes nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera