Rozë

Keni probleme me flokët? Shkoni te klinika e Ronaldos! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 19 March 2019

Humbja e flokëve sigurisht që nuk është një problem që prek Cristiano Ronaldon, përkundrazi: nga sot flokët (e të tjerëve) për të do të jenë një burim i të ardhurave. Kampioni i Juventusit, sapo ka përuruar qendër mjekësore për transplant flokësh, qerpikësh dhe mjekre në Madrid, për të cilën ai është një partner 50%. Një biznes që premton të sjellë miliona dhe që futbollisti e ka lënë në duart e besuara të Georgina Rodriguez.

I veshur me xhinse dhe një këmishë të bardhë, CR7 dukej profesional dhe i relaksuar në të njëjtën kohë, për ceremoninë e fillimit të projektit të tij të ri. E pashmangshme në krah të tij, Georgina e bukur, e përkryer në rolin e saj të ri si menaxhere.

Ronaldo i shpjegoi të përditshmes spanjolle ABC se ai kishte zgjedhur Madridin si klinikën e tij, sepse “kam kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës sime këtu dhe është gjithashtu aty ku kam formuar familjen time”.

-Advertisement-

Por ai, i cili ka një nuhatje për biznes, nuk duhet t’i ketë humbur një fakt themelor: Spanja është vendi i dytë në botë për rastet e njerëzve që vuajnë nga alopecia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera