Shëndetësi

Keni ankth, migrenë ose dhimbje koke që s’mund të shpjegohet? Problemi mund të qëndrojë tek këto llamba

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 23 February 2018
Shumë prej jush, në përpjekje për të kursyer energji dhe para, i zëvendësojnë llambat standarte me llamba të tjera ekonomike, të cilat kursejnë energjinë. Megjithatë, përtej gjërave pozitive, këto llamba kanë edhe anën e tyre të errët.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA, ka thënë se këto llamba janë shumë toksike, duke krijuar një udhëzues që duhet të ndiqni në rast se këto llamba ju thyhen.

Ata përmbajnë shumë gaz helmues dhe nëse ata thyhen në ambjente të mbyllura, ato çlirojnë një përqëndrim të madh mërkuri në ajër. Këtë e ka pohuar edhe Agjencia Federale Gjermane e Mjedisit.

Këto llamba mund të shkaktojnë:

-Advertisement-

Marramëndje
Lodhje
Paaftësi për t’u përqëndruar
Ankth
Migrenë
Kancer

Arsyet se pse duhet që këto llamba të mos i përdorni janë të shumta:

Ato përmbajnë mërkur:

Mërkuri është shumë i rrezikshëm veçanërisht për fëmijët dhe gratë shtatzëna. Ato janë veçanërisht toksike për trurin dhe sistemin nervor, mëlçinë apo veshkat. Gjithashtu, mund të dëmtojnë sistemin kardiovaskular, imunitar dhe atë riprodhues.

Llambat e kursimit të energjisë mund të shkaktojnë kancer:

Një studim i kryer nga Peter Braun në Gjermani, ka gjetur se këto llamba përmbajnë komponentë si fenole, naftalinë apo stiren, lëndë helmuese dhe kancerogjene.

Ata lëshojnë shumë rreze ultravjollcë:

Këto llamba mund të kursejnë energjinë, por ata lëshojnë shumërreze ultravjollcë. Ekspozimi për një kohë të gjatë pranë tyre mund të shkaktojë kancerin e lëkurës dhe është shumë i dëmshëm edhe për sytë. Ju mund t’i keni menduar ato si një shpëtim, por në fakt nëse lexoni të gjitha efektet negative që ato kanë, do t’i zhdukni menjëherë nga shtëpia juaj./Shije.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera