Rozë

Këngëtarja tregon historinë rrëqethëse: Piva 40 kokrra ilaçesh…

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 29 November 2023

Së fundi në emisionin “Shqipëria Live” ishte e ftuar një 21-vjeçare, e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme me luftën e vazhdueshme me depresionin.

Ajo është Anula Xhaferraj, e cila është një këngëtare e re e muzikës hip hop, rep, që po depërton në muzikën shqiptare.

21-vjeçarja tregoi fillimisht se si kuptoi se ishte bipolare dhe si nisi ankthi dhe më pas rrëfeu se familja i ka qëndruar shumë pranë dhe ishte ajo që e dërgoi te psikiatria.

-Advertisement-

Madje psikiatria e parë ka gabuar totalisht kurën dhe e bëri me keq. Por më pas ka ndryshuar edhe 2-3 psikiatri të tjera.

Xhaferraj ka shtuar se ka tentuar edhe të vetëvritet, duke marrë 40 doza ilaçesh. E menjëherë pas këtij episodi, ajo ka vendosur që të ndryshojë rrjedhën e jetës së saj.

Pjesë nga intervista:

Erjona Rusi: Çfarë e bëri atë pikën e kthesës, momentin e kthesës?

Anula Xhaferraj: Deri në një periudhë, para disa muajsh, unë merrja mbidoza.

Erjona Rusi: Mjekimesh apo lëndësh narkotike?

Anula Xhaferraj: Mjekimesh. I merrja për të mbyllur kapitull apo si mund ta shpreh… isha e lodhur

Arjon Muça: Ti doje të vetëvriteshe?

Anula Xhaferraj: E mendoja ndonjëherë, po.

Arjon Muça: Pra qëllimi që merrje më shumë medikamente ishte që… dhe shpresoje që ky medikament…

Anula Xhaferraj: Po, kam arritur deri në 40 kokrra. Po përmend një fragment që ma ka thënë toksikologia. Më ka thënë që “nuk të kemi shpëtuar ne, të ka shpëtuar Zoti”. Kështu që unë i jam falënderuese Zotit që jam akoma këtu. Që pas asaj here unë kam hequr dorë, thashë stop, se merrja përherë mbidoza, pothuajse 1-2 ditë, nga 10-20 derisa arrita në 40, që arrita pothuajse fundin.

Erjona Rusi: Po familjarët nuk kishin kuptuar gjë?

Anula Xhaferraj: Kur je në atë pikë nuk të kontrollon as familja më, pavarësisht se ata mundoheshin dhe më rrinin afër. Unë gjeja momentin.

Erjona Rusi: Fshehurazi?

Anula Xhaferraj: Patjetër. Arrita në një pikë, me shumë sforco që të hiqja dorë nga mbidoza. Kam qëndruar 1 javë e shtruar në toksilogji, që pas asaj here kam mbledhur forcat dhe kam thënë ‘Ana ça je duke bërë’.

Erjona Rusi: Si ndodhi ky ndryshimi?

Anula Xhaferraj: Pashë familjen që po sforcohej shumë, po vuante tej mase. Arritën në një pikë që edhe ata nuk kishin më forcë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera