Rozë

Këngëtarja shqiptare merr gjithë vëmendjen me look-un e saj në rrugët e Londrës

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 10 November 2022

Asaj i pëlqen shumë të stërvitet dhe shpesh herë ndan për ndjekësit e saj momente gjatë ushtrimeve në palestër. Po flasin për artisten e famshme shqiptare, Rita Ora, e cila sa vjen dhe shfaqet më në formë se kurrë.

Këngëtarja u shfaq në publik e veshur me një kostum sportiv ngjyrë të zezë në rrugët Londrës.

31 vjeçarja, e kishte kombinuar kostumin me një palë atlete të verdha ‘Neë Balance’ dhe një kapele të zezë.

-Advertisement-

Kujtojmë se këngëtarja me origjinë Shqiptare dha së fundmi një intervistë ku si rrallë herë më parë ku ka folur gjatë për fëmijërinë e saj, familjen dhe jetën private.

E ftuar në emisionin e Jonathan Ross, Rita foli për origjinën e saj dhe transferimin e prindërve të saj në Britaninë e Madhe shumë vite me parë, ku e cilësoi si një nga gjërat më të mira që ata kanë bërë ndonjëherë.

“Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe siguruan jetesën e tyre. Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri përreth. Tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë.”

Më tej këngëtarja u ndal dhe tek jeta e saj private të cilën ajo e ruan në mënyrë hermetike. Në lidhje me partnerin e saj, Taikia Waititi, Rita u shpreh:

“Ai është personi im i preferuar”.

Rita dhe regjisori do të bashkë prezantojnë eventin e madh të ndarjes së çmimeve, “MTV Europe Music Awards 2022”.

“Unë e prezantova atë në vitin 2017, por tani po e prezantoj sërish, por këtë herë po e bëj bashkë me Taikan, partnerin tim. Nuk kemi punuar kurrë më parë bashkë. Është mirë të jem në gjendje të bëj diçka argëtuese me personin tim të preferuar. Ne jemi i njëjti person. Është mirë të gjesh dikë me të cilin mund të argëtohesh, të punosh dhe të respektosh punën e njëri-tjetrit”, tregoi e emocionuar Rita.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera