Rozë

Këngëtarja shqiptare: Kemi kalu shumë shpejtë prej kuleve në miniq

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 10 February 2019

Edhe këngëtarja e njohur shqiptare është prekur nga rasti i fundit që ndodhi në Drenas.

Pas ngjarjes së fundit me të miturën nga Drenasi, këngëtarja shqiptare Besiana Mehmeti ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në të cilin ka thënë se rasti i saj troket rëndë në ndërgjegjen tonë sepse secili nga ne e di që nuk është rasti i vetëm,

Ndër të tjera ajo e ka cituar një thënje të sociologut Gola të cilën e konsideron shumë të qëlluar.

-Advertisement-

Ky është statusi i saj i plotë, pa ndërhyrje:

“Ne kemi kalu shumë shpejtë prej kuleve në miniq. Ky trancizion shumë i shpejtë ka qenë traumatik” një thënie më se e qëlluar e sociologu Gola
Do të thoja që kemi nevojë të kujtojmë nga cili vend vimë, kush janë gjyshet e nënat tona, cilat janë vlerat e moralit dhe shoqërisë shqiptare!!!!

Të pyesim vehten: kush e ka fajin që të rinjët ikin çdo ditë nga këto vlera dhe nga rrënjët e tyre…kush i imponoi si vlera lakuriqësinë, prostitucionin, drogën dhe si normale abuzimin, shantazhimin, krimin, madje dhe në institucione më të shenjta arsimore….
Rasti i vajzës nga Drenasi troket rëndë në ndërgjegjen tonë sepse secili nga ne e di që nuk është rasti i vetëm….:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera