Rozë

Këngëtarja shqiptare “djeg” Ibizën me format perfekte

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 13 June 2023

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur Ibizan e Spanjës si destinacion për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të muzikës.

Reperja e cila është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ndau me ta në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi atraktive nga pushimet.

-Advertisement-

Në pozat e publikuara, Tayna shfaqet në formë të mirë trupore, teksa thekson linjat e tonifikuara të trupit në paraqitjen me bikini.

Imazhet përfshijnë disa momente relaksi që reperja e hitit “Columbiana” po shijon në shtetin spanjoll.

Këto pushime të qershorit vijnë para një vere të ngjeshur të rap-artistes me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore në trevat shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera