Rozë

Këngëtarja shqiptare me diamandë me vlerë 3.6 milionë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 01 February 2018

Pas Beyonce e cila në eventin e Grammy Awards u shfaq me diamandë të cilët kapnin vlerën e 6.8 milionë dollarëve tashmë është rradha e një tjetër artisteje e cila në tapetin e kuq u fotografua me diamandë të cilët kapin vlerën e 3.6 milionë dollarëve.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Rita Ora e cila për veshjen e saj në eventin e Grammy Awards ka shpenzuar një pasuri të vërtetë për tu dukur e mrekullueshme.

Revista “Vogue” i ka kushtuar një artikull shpenzimeve marramëndëse të këngëtares shqiptare duke shkruar: “Flokë me shkëlqim të punuara nga Brent Lawler, një set i thonjëve të zeza nga Gina Edwards, grimi nga Kathy Jeung dhe diamantë në vlerë 3.6 milionë dollarë nga Lorraine Schwartz e kompletuan dukjen perfekte të këngëtares”.

-Advertisement-

Duket se artistët janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha në mënyrë që e gjithë vëmendja mediatike të përqëndrohet tek to.

Dhe këtë e arrijnë me sukses, edhe pse jo të gjitha!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera