Sport

Këngëtarja serbe, Jelena Karleusa me porosi për Kombëtaren e Kroacisë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 13 July 2018

Jelena Karleusa, gruaja e lojtarit të kombëtares serbe Dusko Tosiç, i dërgoi një mesazh të fortë ekipit kombëtar kroat përpara finales së Kupës së Botës në Rusi, shkruan GazetaFokus.

Në disa raste, futbollistët kroatë kremtuan suksesin e tyre në botëror duke kënduar këngë nga Mark Perkovic -Tompson, të cilin këngëtarja e famshme e dënoi ashpër.

LEXO EDHE: Zbulohet numri i fanellave të shitura të Ronaldos nga Juventus

-Advertisement-

Ajo kërkoi nga futbollistët  kroatë të mos tregohen primitiv.

“Për hir të mbështetjes së popullit në Serbi, një mendje e shëndoshë dhe njerëzore, unë shpresoj se ekipi kombëtar kroat nuk do të këndojë më këngë që kanë të bëjnë me vrasjen e serbëve. Mjaft ka pasur primitivizëm, urrejtje dhe gjëra të shëmtuara në të kaluarën, sporti është sport. Sportistët tanë kur është në pytje kjo, kanë kujdes për të gjithë “, deklaroi Karleusa.

Kroacia luan të dielën kundër Francës në finalen emadhe e cila fillon nga ora  17:00. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera