Rozë

Këngëtarja kosovare del pozitiv me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 15 August 2020

Këngëtarja e njohur, Adelina Emini me anë të një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19.

Ajo ka thënë se gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka simptoma.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

-Advertisement-

Më lejoni të ju njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitive me Covid-19. Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore. Bazuar në këto përvoja, ju sygjeroj të respektoni këshillat e IKSHP dhe organeve tjera shëndetësore. Qëndroni të shëndetshëm duke mbajtur maskë, ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale. Ruani shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera