Rozë

Këngëtarja e njohur: Të jesh grua është një luftë që zgjat përgjithmonë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 16 November 2023

Këngëtarja e njohur Billie Eilish në një intervistë së fundmi është shprehur se “të jesh grua është një luftë (që zgjat) përgjithmonë.

Ajo foli gjatë për gratë në jetën e saj, marrëdhënien me trupin dhe ndryshimin mes trupave të burrave dhe të grave, duke nënkuptuar arsyet pse mendon se të qenit grua është luftë.

Këngëtarja tha se tërhiqet nga gratë, por intimidohet nga bukuria dhe prezenca e tyre.

-Advertisement-

“I dua shumë (gratë). I dua si njerëz. Tërhiqem prej tyre, tërhiqem me të vërtetë. Kam një lidhje të thellë me gratë në jetën time, me mikeshat dhe familjarët. Fizikisht tërhiqem prej tyre, por edhe intimidohem nga bukuria dhe prezenca e tyre”- tha ajo.

Megjithëse nuk zbuloi nëse ka pasur marrëdhënie romantike me ndonjë vajzë në jetën e saj, Billie, me çiltërsi, u shpreh se kurrë nuk është ndjerë si një grua. “

Nuk jam ndjerë kurrë si një grua, të jem e sinqertë. Nuk jam ndjerë e dëshiruar. Duhet ta bind veten se jam një vajzë e bukur”, tha ajo, duke folur edhe për marrëdhënien që ka pasur me trupin e saj.

Elilish theksoi se identifikohet me përemrat “she/her” dhe se prej kohësh është përpjekur të fshehë trupin e saj, duke veshur rroba oversize.

“Nuk po përpiqesha që njerëzit të mos më seksualizonin, por nuk doja që ata të kishin akses në trupin tim, qoftë edhe vizualisht. Nuk isha mjaftueshëm e fortë dhe e sigurt që ta tregoja”.

Billie foli edhe për ndryshimin mes trupave të burrave dhe ato të grave: “Askush nuk thotë asgjë për trupat e burrave. Nëse ke muskuj, bukur; nëse nuk ke, bukur. Nëse je i dobët, bukur; nëse ke ‘dad body’, bukur. Të gjithë janë të lumtur. E di pse? Sepse vajzat janë të sjellshme. Ato s’e vrasin mendjen sepse e shohin njerëzit për atë që janë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera