Rozë

Këngëtarja e njohur poston videon e “nxehtë” nga pushimet luksoze: Ishalla nuk e shikon mami

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 26 January 2022

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, prej disa ditësh ndodhet me pushime me familjen. Ajo ka postuar herë pas here foto e video me ndjekësit nga pushimet në vendet luksoze.

Së fundmi këngëtarja ka postuar në profilin e saj në “Instagram”, disa foto dhe video teksa po shijon pushimet në ishujt Maldive.

Në fotoalbumet dhe videot, Rezarta duket se po i shijon në maksimum pushimet e saj nën shoqërinë e vajzës dhe të shoqit, Ermal Hoxha. Ky i fundit i ka realizuar një video 34-vjçares, ku ajo duket e veshur me bikini duke nxjerrë në pah format trupore.

-Advertisement-

“Ishalla nuk e sheh mami. Maaa po e pe fajin e ka Ermali që e xhiroi”, shkruan Shkurta bashkëngjitur me videon, duke e shoqëruar dhe me disa emoji të qeshurash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera