Rozë

Këngëtarja e njohur kosovare: Më pyesin shpesh se a kam lidhje familjare me Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 19 August 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Kurti, është shumë e pëlqyer nga publiku për zërin dhe këngët e saj.

Ndonëse viteve të fundit nuk ka qenë shumë aktive me prurje të reja muzikore, këngëtarja nga Mitrovica duket se është duke u bërë gati që të sjellë së shpejti diçka për fansat në këtë drejtim.

Kështu së paku la të kuptohet vet ajo në intervistën e fundit të dhënë për emisionin “21 Gradë”, ku mes të tjerash foli edhe për rikthimin në muzikë.

-Advertisement-

E përgjatë gjithë bisedës, në kureshtjen e prezantuesve dhe të shikuesve të emisionit ishte mbiemri i saj, i cili është i njëjtë me atë të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti.

Por pavarësisht se ndajnë të njëjtin mbiemër, kryeministri dhe artistja në fjalë nuk kanë asnjë lidhej familjare me njëri-tjetrin.

“Kryeministri Kurti është me prejardhje nga Ulqini (sa kam informata) nga Malësia e Malit të Zi, ndërsa ne kemi prejardhje nga Malësia e Shqipërisë. Ma bëjnë pyetjen shumë shpesh, por jo unë jam shumë e sinqertë, nuk kemi lidhje familjare. Jemi të fiseve të ndryshme”, deklaroi Teuta.

Përndryshe, këngëtarja Kurti tha se tërheqja e saj nga skena ka ndodhur për shkak të përkushtimit në familje, por se nuk mund ta quajë largim total nga muzika, për shkak se e ka ushtruar profesionin e muzikantes në vazhdimësi, si mësimdhënëse e muzikës. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera