Rozë

Këngëtarja e njohur kapet duke thithur kokainë – (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 05 January 2018

Këngëtarja e popullarizuar Halsey, e cila njëherit është edhe e dashura e reperit Easy G, është fotografuar duke thithur një substancë të bardhë për të cilën besohet se ishte kokainë. Bukuroshja me veprimet e saj sërish është në qendër të vëmendjes, transmeton Zeri.info.

Image

Pasi muaj më parë në një aheng luksoz kishte ardhur gati tërësisht e zhveshur, tani ajo është kapur në një situatë shumë të pakëndshme. Në të vërtetë, ajo në jahtin e një mikut të saj, është fotografuar nga paparacët duke thithur përmes hundës një substancë të bardhë, për të cilën thuhet se ishte drogë e llojit kokainë.

Ylli i muzikës gjendet në Majami së bashku me miqtë e saj dhe duket se argëtimi i tyre ka dalë jashtë kontrollit. Zëdhënësi i saj ka refuzuar të komentoj fotot në fjalë, duke thënë se ato janë çështje private të saj. Ajo njihet si një femër e cila është e dhënë pas skandaleve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera