Rozë

Këngëtarja e njohur ka një mesazh për partnerin e ardhshëm: Po s’më deshe më ca tule më shumë, mos prit… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 21 July 2021

Që pas ndarjes nga Young Zerka, Ronela Hajati, po shijon jetën si beqare. Ajo aktulisht ndodhet me pushime në jug të Shqipërisë, nga ku nuk i ka kursyer fotot në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur ka postuar në “Instagram” fotografi buzë detit, ku vë në pah format e saj trupore. Kjo nuk është hera e parë që ajo ekspozon format e kolme, pasi herë pas here ndan me ndjekësit imazhe provokuese.

Bashkë me këto poza, Ronela ndau edhe një mesazh për partnerin e saj të ardhshëm, ku i kërkoi që ta dojë ashtu siç është “me disa tule më shumë”, në të kundërt të “mos presë ta dojë, kur të bëhet modele parezistueshme”.

-Advertisement-

“Po s’më deshe me ca tule më shumë, mos prit të të dua kur të bëhem si modele e parezistueshme ???”- shkroi Ronela Hajati krahas imazheve seksi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera