Rozë

Këngëtarja e famshme trondit fansat: Pata një takim me alienët, ishte një përvojë… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 28 September 2021

Këngëtarja e famshme, Demi Lovato, herë pas here i ka habitur fansat e saj dhe jo vetëm me deklaratat e ndryshme që ka bërë për jetën e saj private. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për “E! News”, ku është shprehur se dikur ka takuar një qenie jashtëtokësore dhe se përvoja ishte e jashtëzakonshme.

“Ne dolëm në shkretëtirë, në Joshua Tree, dhe unë pashë një rruzull blu që ishte rreth 15 metra larg, ndoshta më pak. Dukej sikur notonte mbi tokë diku te 3-4 metra dhe dukej sikur ishte duke mbajtur distancën nga unë. Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme”, pretendon artistja e njohur.

Këtë rrëfim që tronditi opinionin publik, Lovato e bëri gjatë promovimit të serialit “Unidentified With Demi Lovato”. Demi ka shtuar se së bashku me motrën, Dallas Lovato dhe mikun Matthew Scott Montgomery, po përpiqeshin të zbulonin të vërtetën në lidhje me fenomenet e UFO-ve.

-Advertisement-

Teksa tha se kjo eksperiencë i “ndryshoi mënyrën” se si e sheh botën, këngëtarja vijoi duke thënë se kjo nuk ishte hera e parë që bashkëvepronte me vizitorë jashtëtokësorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera