Këngëtarja e famshme ka më shumë se 1 vit që nuk flet me djemtë e saj
Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 16 May 2023
Ylli i muzikës, Britney Spears, ka më shumë se një vit që nuk i ka parë djemtë e saj adoleshentë. Kjo ka ndodhur pas grindjeve të tyre publike për sjelljen e këngëtares në mediat sociale.
“Deri në fund të verës 2022, tensionet u rritën sa djemtë nuk po i përgjigjeshin as mesazheve të saj. Dhe ajo ishte e tërbuar”, pohoi producentja e TMZ, Katie Hayes, në dokumentarin “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom”.
Ndërkohë një burim konfirmon për “PageSix” se hera e fundit që këngëtarja e “Toxic” pa djemtë Sean Preston, 17 vjeç dhe Jayden, 16 vjeç ishte “në fillim të vitit 2022” – para martesës së saj me Sam Asghari.
Marrëdhënia e Spears me djemtë e saj kishte qenë e diskutueshme para se të arrinte kulmin përfundimisht në gusht 2022 pasi Jayden kritikoi publikisht aftësitë e saj prindërore.
“Mendoj se nëna ka pasur vështirësi për të na dhënë vëmendje dhe për të na treguar dashuri të barabartë; Nuk mendoj se ajo i tregoi mjaftueshëm Prestonit dhe ndihem shumë keq për këtë”, tha Jayden për “DailyMail” në atë kohë.
Sipas babait të djalit, Kevin Federline, prirja e Spears për të shfaqur trupin e saj ‘nudo’ në internet nuk i ndihmoi gjërat.
“Përpiqem t’ua shpjegoj atyre: ‘Shikoni, ndoshta kjo është vetëm një mënyrë tjetër që ajo përpiqet të shprehet’.
“Është e vështirë. Nuk mund ta imagjinoj se si ndihet të jesh një adoleshent që duhet të shkojë në shkollë të mesme”, deklaroi ai.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...































