Rozë

Këngëtarja e famshme është fejuar me të dashurin 40 vjet më të ri?

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 26 December 2022

Prej disa kohësh u bë publike lidhja e këngëtares së famshme, Cher, me të dashurin e saj të ri. Ndërsa tani fansat mendojnë se 76-vjeçarja është fejuar gjatë festës së Krishtlindjes.

Këngëtarja legjendare postoi një foto në “Twitter” në mëngjesin e Krishtlindjeve të asaj që dukej se ishte një unazë fejese me diamant.

“Jam pa fjalë, Alexander, A.E”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos. Ndjekësit e artistes menjëherë u bënë kurioze se mos së shpejti ka ndonjë dasmë në ‘horizont’.

-Advertisement-

Si përgjigje, këngëtarja ripostoi të njëjtin imazh një orë më vonë me një mbishkrim të ndryshëm: “Unë e postova këtë sepse thonjtë e tij janë kaq të lezetshëm”, tha ajo. Disa burime të afërta me artisten kanë treguar se ajo është e dashuruar kokë e këmbë me reperin.

Rikujtojmë, se së fundmi Cher zbuloi se trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga partneri i saj 40 vjet më i ri. Një fans i kërkoi yllit të muzikës të konfirmonte lidhjen dhe ajo e bëri madje shtoi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar. Cher zbuloi se ajo dhe Alexander puthen si adoleshentë dhe e duan njëri-tjetrin.

Romanca e çiftit për herë të parë u bë kryefjalë e mediave në fillim të këtij muaji, kur ata u fotografuan të kapur për dore.

Alexander më parë ka qenë në një lidhje dashurie me Rose, me të cilën ka djalin 3-vjeçar të quajtur, Slash. Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2018, por u ndanë pas tre vitesh së bashku pasi AE u kap duke tradhtuar modelen 39-vjeçare me disa femra të tjera.

Cher, nga ana tjetër ka qenë e martuar më parë me Sonny Bonon nga 1964 në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 në 1979. Ajo ka djemtë, Chaz, 53 vjeç dhe Elijah, 46 vjeç.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy