Rozë

Këngëtarja e famshme egjiptiane burgoset pasi foli keq për lumin Nil

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 01 March 2018

Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar me gjashtë muaj burgim yllin Sherine pasi ka thënë se pirja e ujit nga Lumi i Nilit shkakton sëmundje.

Ajo është shpallur fajtore për shpërndarje të lajmeve të rrejshme pas një incizimi në të cilin ajo dëgjohej duke bërë shaka se Lumi Nil u krijon njerëzve parazitë.

Sherine është njëra prej këngëtarëve më të njohura të Egjiptit dhe për komentet e saj ka kërkuar falje. Gjykata ka njoftuar se ajo do të lirohet me kusht.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera