Rozë

Këngëtarja amerikane preket nga COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 31 March 2020

Këngëtarja e muzikës country, Kaile Shorr është diagonistikuar me koronavirus.

Një tjetër personazh i famshëm është prekur nga koronavirusi dhe këtë herë është Kalie Shorr.

Ylli 25-vjeçe, i muzikës country shkoi në Twitter të hënën për të diskutuar për diagnozën e saj.

-Advertisement-

“Megjithëse u vetë-izolova për tre javë, unë arrita të kontraktoja COVID 19”, deklaroi Shorr. “Ndihem ndjeshëm më mirë, por kjo është e rrezikshme dhe ngjitëse. Është padyshim zhgënjyese të shohësh njerëz që nuk e marrin seriozisht këtë”.

Në një tweet të veçantë, këngëtarja e hitit “Lullaby” shpjegoi se me çfarë simptomash po përballej në fazat e hershme të virusit.

“Ditët e para ishin absolutisht të mërzitshme. Asnjëherë nuk jam ndjerë kështu më parë. I gjithë trupi im ishte në dhembje, kam humbur plotësisht ndjenjën time të shijes dhe erës”, përfundoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera