Rozë

Këngëtari shqiptar flet për ndarjen nga bashkëshortja: Më donte vetëm për paratë, sapo i hapa biznesin u zhduk

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 24 April 2023

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka folur edhe për ndarjen nga gruaja e tij e dytë, Afrona Dika. I ftuar në Prive, Blero tha se ajo e la për paratë.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjer si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq.

Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.

-Advertisement-

Ai shtoi se sapo investoi paratë në një biznes të përbashkët që ajo deshi të hapte në Zvicër, por që me të nisur iniciativën Afrona u zhduk.

“Kam japë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen.

Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha Blero.

Blero po ashtu tregoi se ka disa muaj që është në një lidhje të re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera