Një këngëtar shqiptar është arrestuar në SHBA.
Bëhet fjalë për Arjan Korkaj i cili është arrestuar nga policët në Amerikë, me pretendimin se ka qenë duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Korkaj është ndaluar nga policia pasi ka devijuar nga vijat e bardha dhe policia e ka shoqëruar në polici, me pretendimin se ishte i pirë.
Në fotot e siguruara nga GSH.al, Korkaj shfaqet me uniformën e të burgosurve dhe me kartën e tij. Derisa të dalë përgjigja e analizave nëse Arjani ka qenë duke i dhënë makinës i dehur, këngëtari shqiptar është në ambjentet e paraburgimit në SHBA.