Rozë

Këngëtari i njohur “ngacmon” Ritën, përgjigja e saj e lë pa fjalë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 08 June 2017

Ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ishte në qendër të vëmendjes nga mediet rozë.

Kjo për faktin pasi që ajo ishte pas një kohe të gjatë në Tiranë në dasmën e kushërirës së saj, transmeton Gazeta Express.

Rita në këtë dasmë është takuar me shumë yje të njohura të skenës muzikore.

-Advertisement-

Njëri nga ta ka qenë edhe këngëtari i njohur dhe shumë i respektuar nga kolegët, Sidrit Bejleri.

Ai në profilin e tij në Instagram ka postuar një fotografi nga dasma ku shihet së bashku me Ritën.

Por ajo që bie në sy është batuta që ka bërë ai.

“E pyeta, sa është ora? Ma ktheu: “Sa asht sahati?”  Shumë e thjeshtë dhe shumë njerzore @ritaora Faleminderit për vleresimin! Foto Rozita+Armand Habazaj #ritaora #sidritbejleri”, kishte shkruar ai.

Me këtë madje kanë qeshur edhe fansat e tyre.

“Haaaaaaaa s’rri ti pa u gric’ haaaaaaaaaaaa, foto shume e bukur”,

“Sa i lezetshem je ti me humorin tend!!”,

“Dy kengetarë, per te cilet çdo shqiptar duhet te jete krenar!”, ishin vetëm disa nga komentet nga fansat.

Ndryshe këngëtarja shqiptare ditë më parë ka publikuar projektin e saj të fundit “Your Song”, e cila është pëlqyer shumë nga fansat e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera