Sport

Këngëtari i njohur kosovar: Challandes duhet të shkojë menjëherë në shtëpi, ai vuan nga një sëmundje psiqike

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 11 October 2020

Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, ka dhënë një deklaratë befasuese për trajnerin e kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, shkruan Gazeta inFokus.

I ftuar në ‘Duelin Sportiv’ Blero është shprehu i pakënaqur me humbjen e radhës të Kosovës nga Sllovenia me rezultat minimal.

Artisti kosovare është shprehur se trajneri zviceran duhet të largohet, madje ka thënë se ka një sëmundje psiqkie.

-Advertisement-

“Natyrisht se jam i mërzitur. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një humbje. Unë ende mendoj që ai duhet të largohet, sepse dënimi i futbollistit duhet të bëhet në kohë të caktuar dhe jo në mungesë të futbollistëve. Ai ka një “sëmundje psiqike”. Faleminderit për gjithçka por duhet të largohet”, ka thënë Blero./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera