Rozë

Këngëtari i njohur dhe e dashura e tij tërbojnë italianët: Nuk na duhen këto plehra

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 08 August 2023

Stili i pazakontë i veshjes së Kanye West dhe të dashurës së tij Bianca Censori gjatë një vizite në Itali, ka nxitur reagime të ashpra dhe kritika nga italianët.

Arkitektja australiane dhe 46-vjeçari mbërritën në Itali javën e kaluar.

Që prej asaj kohe ata janë fotografuar nga paparacët në disa raste në vende publike, por ajo çka ka rënë në sy është fakti se Kanye shfaqet duke ecur zbathur, ndërsa Bianca me veshje transparente me gjoksin e saj që del në pah.

-Advertisement-

Italianët e zemëruar i kanë etiketuar veshjet e saj si tepër “mosrespektuese”, me disa që thonë se Bianca dhe Kanye nuk ishin të mirëpritur në një vend të njohur për trashëgiminë e tij konservatore katolike.

“Nuk na duhen këto plehra në Itali”, komentoi një italian në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër i quajti veshjet e të dashurës së Kanye si “vulgare”.

Ndërkohë, sa i përket dy zogjve të dashuruar, ata së fundmi janë parë në Toskanë të shtunën pas një ndalese në qytetin e Firences.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera