Rozë

Këngëtari i njohur dërgohet me urgjencë në spital, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 17 May 2021

Këngëtari i grupit “Jonas Brothers”, Nick Jonas, ka përfunduar në spital mbrëmjen e ditës së shtunë. Sipas mediave të huaja, ai është lënduar teksa ishte duke xhiruar një spektakël të ri.

TMZ shkruan se Nick ishte duke xhiruar kur diçka e papritur ndodhi, por që ishte shumë serioze, pasi ai është transportuar menjëherë me ambulancë për në spital.

Akoma nuk është bërë e ditur se çfarë shkaktoi shtrirjen e këngëtarit në spital.

-Advertisement-

Megjithatë është bërë me dije se gjendja shëndetësore e këngëtarit dhe aktorit të njohur është e mirë. Burimet kanë treguar mbrëmjen e së dielës se Nick është kthyer sërish në shtëpi dhe do të shfaqet ditën e sotme në spektaklin “The Voice”, ashtu siç ishte planifikuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera