Rozë

Këngëtari bën veprimin prekës, bashkë me një organizatë mbledhin 1 mln dollar

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 27 November 2019

Më në fund një lajm i mirë për të prekurit nga tërmeti i së martës. Artisti Mozzik, së bashku me një kryetar të një organizate bamirëse kanë mbledhur plot 1 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti.

‘Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku, për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm!’ – shkruajti Mozzik në Instagram.

Më pas vijoi duke thënë se në fytyrën e tij nuk mungojnë lotët për viktimat dhe trishtimin e njerëzve.

‘E ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim”. Jeta ka sprova të shumta, çdo ditë e kemi sfidë, të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi, e vetëm te ai ndihmë kërkojmë!’ – përfundoi Mozzik.

Të gjitha këto të ardhura do u jepen të prekurve nga tërmeti, të cilët kanë humbur persona të familjes, si dhe u është shembur apo dëmtuar shtëpia.

Të tjera