Rozë

Këngëtare me zemër të madhe, Bebe Rexha po vjen në Shqipëri për të ndihmuar

Autori: Egzon Morina 23:14 | 27 November 2019

Pasi që Shqipëria është goditur nga shumë tërmete, këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha ka njoftuar që do ta vizitojë Shqipërinë, shkruan Gazeta inFokus

Këtë njoftim Bebe Rexha, e ka bërë nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram ku ka bërë të ditur se do të udhëtojë për në Shqipëri.

“Ju lutem ndihmojeni Shqipërinë. Unë personalisht do të udhëtoj për në Shqipëri për t’u siguruar se paratë janë vënë në vend të duhur”, ka shkruar Bebe Rexha.

-Advertisement-

Po ashtu ajo Bebe Rexha ka hapur një fond ku po vazhdojnë njerëz të tjerë të japin ndihmën e tyre për përsonat të cilët janë prekur nga tërmeti në Shqipëri./GAZETAINFOKUS/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera