Kulturë

Këndi Arkivor i Shqipërisë tani më edhe në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 23 December 2020

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me Drejtorinë e Përgjithshëm të Arkivave të Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për dhënien e Këndit Arkivor në Bibliotekën e Qytetit, shkruan Gazeta inFokus.

Ku nga kjo marrëveshje, i mundësohet komunitetit shkencor të Gjilanit të kenë qasje të plotë në dokumentin arkivor, si të ishte në Tiranë, pa pasur nevojën e udhëtimit drejt kryeqendrës shqiptare.

Haziri, pasi e nënshkroi këtë marrëveshje, tha se ndjehet i lumtur që një copë e Shqipërisë tashmë shumë shpejt do të vijë në Gjilan. Ai tha se bashkëpunimi i Komunës së Gjilanit me Republikën e Shqipërisë ka qenë i shkëlqyeshëm, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme.

-Advertisement-

Pas kësaj marrëveshje, do të fillojnë procedurat për hapjen e Këndit Arkivor, i cili pritet të hapet shumë shpejt në Bibliotekën e Qytetit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera