Sport

Këndellet Kosova, barazon me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 14 October 2020

Pas dy humbjeve rresht kombëtarja e Kosovës është këndellur, pasi ka luajtur baras 0-0 me Greqinë, duel ky që u zhvillua në kuadër të grupit të tretë në Ligën C, në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ patën paraqitje më të mirë në krahasim me dy ndeshjet e zhvilluara më parë, atë kundër Maqedonisë Veriore dhe Sllovenisë, nga të cilat pësoi humbje.

Sonte, djemtë e drejtuar nga Bernard Challandes treguan potencial më të fortë duke mos pranuar asnjë gol, edhe pse në pjesën e parë grekët patën mundësinë të kalonin në epërsi, por Aro Muric arriti të ndalte penalltinë e gjuajtur nga kapiteni i grekëve, Bakasetas, në minutën e 19’.

Rastin me të mirë për kosovarët e pati mbrojtësi, Leart Paqarada, të cilit golin ia mohoj mbrojtësi grek.

Në fund të takimit pati një zënkë ndërmjet futbollistëve të të dy kombëtareve.

Pas këtij barazimi renditet e treta më dy pikë, në grupin e tretë të Ligës C, ndërsa Greqia e dyta me 8 pikë./Gazeta inFokus/

Të tjera