Rozë

Kendall Jenner nuk dëshiron të ketë fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 17 March 2018

Familja më e famshme në botë është Kardashian-Jenner, e cila përgjatë këtij viti u shtua me dy anëtare të reja, ndërkohë që për një muaj pritet të vijë në jetë edhe një e tretë, që është vogëlushja e Khloe Kardashian.

Por në familje është edhe Kendall Jenner, supermodelja 19 vjeçare, e cila aktualisht nuk ka fëmijë edhe pse rrëfeu se është e dashuruar.

E ftuar në emisionin Ellen, Kendall zbuloi disa detaje nga jeta e saj private.

-Advertisement-

E pyetur nëse së shpejti do të ketë të reja edhe nga jeta e saj, Kendall u përgjigj: “Kam disa momente që them, a thua fëmijë tani? Por jo, nuk dua. Jam mirë, mund të pres dhe disa kohë.”

Prej disa kohësh në media është shkruar edhe për bindjet seksuale të Kendall Jenner, duke spekuluar se ajo kishte pëlqime ndaj femrave.

Por një gjë të tillë ajo e hodhi poshtë, kur pozoi për kopertinën e revistës “Vogue” dhe pranoi lidhjen me basketbollistin Blake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera