Lifestyle

Kendall dhe lufta e saj me aknet: ‘E krahasoja veten me motrat’

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 09 January 2019

Përgjatë viteve, motrat Kardashian kanë ditur t’i qëndrojnë pranë dhe ta mbështesin njëra- tjetrën në kohë të vështira.

Megjithatë, mbi të gjitha, Kendall Jenner një gjë s’do ta harrojë kurrë: mbështetjen e fuqishme që mori në adoleshencë.

Kendall, që aktualisht është imazhi i Proactiv ka rrëfyer në E!News për betejën e saj me aknet, betejë që nisi kur ajo ishte 14 vjeç.

-Advertisement-

Gjatë kësaj kohe, Kendall u shoqërua nga një ndjesi e theksuar e mungesës së besimit.

Kishte ditë kur Jenner shpërthente në lot prej gjendjes së lëkurës, por falë Zotit ishin Kourtney, Kim dhe Khloe ato që mundoheshin ta qetësonin motrën e vogël.

“I kisha aty pranë meje duke qarë së bashku me mua.” Nën një rrëfim të sinqertë, Kendall tregoi se krahasimi me të motrat ishte i pashmangshëm.

“Pjesa më e madhe e motrave kishin patur një lëkurë të bukur. Kur isha e vogël shihja se sa të bukura (ishin) dhe sa lëkurë fantastike kishin motrat e mia.”

Shpesh madje pyeste veten:

“Çfarë po më ndodh? Pse mua? Ju jeni të gjitha kaq të jashtëzakonshme dhe unë duhet të vuaj.”

Po kështu, ylli i skenës tregoi se edhe Khloe dhe vëllai Rob kanë patur pak probleme me aknet kur ishin adoleshentë.

Kështu Kendall vendosi të mos i lejonte aknet ta mposhtnin.

Sigurisht të qenurit nën presionin e modeles nuk ka qenë fort e thjeshtë, por Kendall është përpjekur t’i tejkalojë pasiguritë, raporton Anabel.

Për më tepër, 22- vjeçarja shprehet se në fund të ditës, gjërat më të rëndësishme në jetë janë marrëdhëniet që ka dhe njerëzit që e rrethojnë.

“Po të mos kisha njerëz të mirë rreth meje, miq dhe familjarë nuk do të isha në gjendje të kisha vetëbesimin për të qenë në gjendje që fshija gjërat e të kaluarës.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera