Lajme

Këmisha e kravata për kryetarin e Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 28 June 2018

Jo veç Kryeministri Haradinaj është në hall për këmisha dhe kravata.

Modelin e të parit të Qeverisë, siç duket e po e ndjekin edhe kryetarët e zyrtarët e komunave.

E derisa Haradinaj i rregullojë punën me to, edhe zyrtarët në Komunën e Vushtrrisë nuk mbetën keq.

-Advertisement-

Ata veç kravatave dhe kamishave, me para të qytetarëve blenë edhe kostume, këpucë e rripa.

Krejt për këto blerje u shpenzuan 4.140,00 euro, shkruan Gazeta Fokus

Të paktën kështu është njoftuar në Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, në Kontratën e nënshkruar mes Komunës së Vushtrrisë dhe kompanisë ” Bosser “.

Ndryshe,  zyrtarët Komunal nëpër gjithë vendin tash e sa vite, po vazhdojnë të blejnë dhurata, të organizojnë ahengje e ekskursione me paratë e buxhetit për të punësuarit në administratën shtetërore./Gazeta Fokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera