Lajme

Këmbyen para falso, arrestohen 4 persona në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 26 January 2021

Stacioni Policor nё Pejё, është informuar se në një kёmbimore në rrugën ‘Eliot Engel’ nё Pejё, dy persona tё panjohur kanë bёrё këmbimin e 2500 dollarëve amerikanë, tё cilat i kanë këmbyer në valutën euro.

“Menjëherë njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, kanё dalë nё vendngjarje, dhe pas njё pune operativo-hetimore, më datë 25.01.2021, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër (4) persona tё dyshuar:

Z.K. i lindur në vitin1982
H.K. i lindur në vitin1988
E.K. i lindur në vitin 1988
E.K. i lindur në vitin1984
Te njёri nga tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar katërmijë e pesёdhjetё (4050) euro. Pas intervistimit nga hetuesit tё dyshuarve me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh”, njofton policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera