Ekonomi

Këmbimi valutor, euro bie nën 100 lekë

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 14 August 2024

Një euro këmbehet sot me 99.95 lekë, duke rënë për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve.

Prej disa muajsh, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor për të mos lejuar rënien e monedhës evropiane poshtë vlerës së 100 lekëve, por kjo barrierë u thye sot. Aktualisht, kursi euro-lekë është në rënie me afërsisht 3.8 për qind krahasuar me një vit më parë, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Nga kjo rënie, dëmtohen emigrantët që sjellin euro në Shqipëri, para që sot kanë një vlerë më të vogël. Ndërkohë, përfitojnë shtetasit që i kanë të ardhurat në lekë dhe kredinë e paguajnë në euro.

-Advertisement-

Historikisht, presionet sezonale mbi kursin arrijnë nivelin maksimal mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, megjithëse në dy vitet e fundit ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe disa valë paniku afatshkurtra që kanë përfshirë tregun e kanë thyer disi dinamikën normale të tregut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera