Lajme

Këmbësorët shpëtojnë mrekullisht nga aksidenti në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 25 June 2018

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Në një video dhe disa fotografi të cilat kanë ardhur në KALLXO.com, shihet teksa një veturë vetëaksidentohet duke goditur shtyllat e një reklame skaj rrugës.

Goditja në shtyllë i shpëton nga më e keqja këmbësorvt që ishin duke ecur në trotuar; një burrë dhe një grua duke drejtuar një karrocë fëmijësh.

-Advertisement-

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e policisë, së rajonit të Ferizajt, Agim Gashin i cili tha se të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura.

“Po mund të ju them se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Katër persona janë lënduar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar”, tha Gashi për KALLXO.com.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera