Lajme

Këmbëngul Rama: Zgjedhjet më 18 qershor edhe pikë

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 27 April 2017

Kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor, duke respektuar afatin kushtetues.

“Nuk është ende e mundur të parashikohet se kur PD do të kthehet në rrugën e arsyes. Nga ana tjetër pasnesër skadon afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit dhe sigurisht që ne do të respektojmë afatin dhe patjetër ne do të respektojmë edhe ditën, datën e përcaktuar nga Presidenti në bazë të Kushtetutës së Republikës për të shkuar përpara popullit”, tha Rama.

Ai tha dhe njëherë se “pa vettingun nuk kemi çfarë të diskutojmë tjetër, që do të thotë se vettingu është aryeja pse është gjymtuar parlamenti, arsyeja pse është ngritur çadra, dhe pse PD nuk shkon në zgjedhje dhe vettingu është dhe arsyeja më e qënësishme e betejës sonë për të reformuar drejtësinë”.

-Advertisement-

“Shumëkush flet për krizë politike, shumëkush flet për krizë dramatike, për mua ka qënë dhe mbetet kriza nervore e Partisë Demokratike”, përfundoi Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera