Fokus

Këmbëngul deputetja e AAK-së, taksa do të mbetet në fuqi

Autori: Valon Rogova 14:59 | 30 January 2019

Derisa Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, deklarohet se taksa 100% për mallrat serbe dhe ato nga BeH nuk do të hiqet, PDK në anën tjetër, ka kërkuar heqjen e saj dhe iu bashkuar kështu thirrjes së ndërkombëtarëve.

Rreth kësaj çështjeje ka folur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, e cila për inFokus, tha se kur taksa ka hyrë në ditën e 70, ata që deri dje presupozonin se është meritë e tyre, sot e kërkojnë pezullimin e saj.

“Kur e kemi vendosur taksën kemi qenë të vetëdijshëm se nuk është veprim i lehtë dhe se do të përballemi me lloj-lloj vështirësie. Kur taksa ka hyrë në ditën e 70, shohim se ata që deri dje presupozonin se është meritë e tyre, sot e kërkojnë pezullimin e saj. Ramush Haradinaj e ka vërtetuar që nga dita e parë e tij si Kryeministër se nuk është në pushtet për lojëra, as për privilegje të pushtetit e lëre më për të dëmtuar shtetin e Kosovës”, theksoi Kadaj Bujupi.

-Advertisement-

Ajo shtoi se të rrallë janë liderët që interesin kombëtarë e mbrojnë me çdo kusht dhe se pavarësisht epilogut të taksës Haradinaj do të njihet si si lideri që vendosi interesin shtetëror para pushtetit.

“Ramush Haradinaj tregoi edhe një herë se është i tillë, ashtu siç ka qenë dy dekada më parë. Për të pushteti e ka vetëm një kuptim: Ta bëjë Kosovën vend më të dinjitetshëm. Ata që po tregohen të dobët para përgjegjësive kombëtare duhet ta kenë parasysh historinë, sepse shumë lehtë mund gjinden në anën e errët të saj. Ramush Haradinaj, pavarësisht epilogut të taksës, do të njihet si lideri që themeloi praktikën e vendosjes së interesit kombëtarë para privilegjit të pushtetit”, përfundoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera