Sport

Kemal Ademi flet për herë të parë pas spekulimeve që do të përfaqësoj Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 16 October 2020

Javën e kaluar u përfol shumë që Kemal Ademi kishte zgjedhur për ta përfaqësuar kombëtaren Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti me prejardhje shqiptare kaloj tek Fenerbahces, pas largimit të Vedat Muriqit në Lazio.

Ademi, në një intervistë për “Sabah” ka folur për klubin e tij të ri, por edhe për kombëtaren që ai do të përfaqësoj në të ardhmen, pasi dihet që tani është pjesë e Zvicrës.

-Advertisement-

“Tani për tani, nuk është e qartë se në cilin ekip kombëtar do të luaj. Ndodh në Kosovë, Zvicër. Kur fola me familjen time për këtë situatë, ata më thanë se duhet të presë. Jam në një klub të ri dhe duhet të përqendrohem këtu. Dua të mendoj dhe të marrë një vendim të duhur pa e stresuar veten” ka thënë Ademi.

24 vjeçari akoma nuk ka vendosur diçka konkrete kështu që, fanellën e cilës kombëtare do të djersis mbetet të shihet në vazhdim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera