Lajme

Kelmendi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ishin afër njëri-tjetrit si në luftë

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 16 October 2022

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai është takuar me Thaçin, Veselin, Selimin dhe Haradinajn, por që shkaku disa procedurave teknike nuk arriti të takohej me Krasniqin, raporton Indeksonline.

“Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së”, thotë Kelmendi.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Kam qëndruar për vizitë në Hagë, liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e  Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj!

Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arrita ta takojë edhe ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi.

Qëllimi i vizitës time atje, ishte mbështetja për të përballuar izolimin e padrejtë të tyre.

Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së!

Përcjellë me këtë rast, përshëndetjet e tyre për kombin shqiptar.

Kam dalur nga takimi, i frymëzuar me krenarinë që e kishin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera