Lajme

Kelmendi-Vetëvendosjes: Durojeni himnin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 17 February 2019

Publicisti Adriatik Kelmendi e ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje, pasi këta të fundit bojkotuan himnin e Republikës së Kosovës në seancën e sotme solemne të mbajtur për 11-vjetorin e Pavarësisë, shkruan inFokus.

Kelmendi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se edhe LDK-ja do dëshironte që himni i Kosovës të ishte ”Kur ka rënë kushtrimi në Kosovë”, por ata respektojnë këtë zyrtarin.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij:

-Advertisement-

”O “Vetëvendosje!”, deri sa eventualisht të vini në pushtet dhe eventualisht ta keni shumicën e nevojshme për të bërë ndryshime, së paku durojeni himnin e Republikës së Kosovës.
Shtetësia megjithatë duhet të jetë mbi qejfet dhe shijet muzikore të partive politike.
Edhe LDK-ja sigurisht do të donte që “Kur ka rënë kushtrimi në Kosovë” të ishte himn i shtetit, por po e respekton këtë zyrtarin. S’mund të pretendohet të udhëhiqet një shtet dhe të fyhen ndjenjat e qytetarëve të atij shteti në ditën më të madhe të tyre. E tepruar më!
Më mirë të mos shkohet fare në seancën solemne të 17 Shkurtit, se sa të mos respektohet protokolli i saj. Ka në atë seancë edhe mysafirë që kanë shtete e himne krejt të tjera, por e respektojnë himnin zyrtar të Kosovës dhe solemnitetin e kësaj dite të madhe.
17 Shkurti është festë! Zhgënjyese t’i lihet shije e hidhur festës dhe, aq më keq, të lehet hapësirë që edhe dashakëqinjtë e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën t’i interpretojnë në mënyra që atyre iu konvenojnë këto lajthitje të panevojshme!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera