Lajme

Kelmendi: Vetëvendosja mund ta prekë pushtetin me ndihmën e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 08 June 2017

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, duke iu kundërpërgjigjur deklarimit të Albin Kurtit, se LDK-ja është në garë për vendin e tretë, ka thënë se Kurti do të duhej të mendonte më shumë në aspektin e ndërrimit të konceptit politik, pasi e ka ndryshe në raport me Kushtetutën e Kosovës.

Kelmendi në një intervistë për “Epoka e Re” e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme të LDK-së, përndryshe nuk do të mund ta prekë pushtetin.

Ai beson se LDK-AKR-Alternativa do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit. Kjo fitore thotë se po vërtetohet edhe në bazë të sondazheve që po dalin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera