Lajme

Kelmendi udhëheqësve të Kosovës: Na keni mbyll dhe po na helmoni, a jeni normalë?

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 28 January 2018

Gazetari, Adriatik Kelmendi ka reaguar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet madje ai i është drejtuar udhëheqësve të vendit dhe kryetarit të Prishtinës me “A jeni normalë”. Thotë se të njejtit Kosovën e kanë mbyllur në kafaz dhe tani edhe po i helmojnë qytetarët.

Ai përmend rastin e vdekjes së Oliver Ivanoviqit duke thënë se vritet një person në Veri dhe mblidhet me urgjencë Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Ndërsa askush nuk shqetësohet për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.

“Vriten qindra persona si pasojë e qytetit me ajrin më të ndotur në botë, ia fusin gjumë kryetari, kryeministri, kryekuvendari, kryetari i kryeqytetit, ministrat përgjegjës.

-Advertisement-

A jeni normalë o Hashim, Ramush, Kadri, Shpend, Albena?!…

Ndërmerrni masa urgjente”, shkruan Kelmendi, transmeton Express.

U bën thirrje të kenë ndërgjegjje për fëmijët dhe e krahason gjendjen aktuale me nazistët dhe dhomat e gazit.

“E dimë që edhe ne nuk jemi normalë që po ju durojmë edhe kur po na vrisni në heshtje, por kini pak ndërgjegjje për fëmijët!

Ata s’kanë të drejtë vote, kështu që s’kanë pse të ndëshkohen e vuajnë pse juve që s’po ndërmerrni asgjë ju kemi vendosur në postet ku jeni!

Paramendojeni, edhe na kanë mbyllur si në kafaz pa liberalizim vizash edhe të ngujuar aty – tash po na helmojnë!

Kush i përmendi nazistët dhe dhomat e gazit?!”, ka përfunduar Kelmendi.

Ditëve të fundit niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë ka arritur shkallën e rrezikshmërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera