Kelmendi thirrje liderëve politik: Zgjohuni sa nuk është tepër vonë
Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 22 August 2018
Deputeti nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi u ka bërë thirrje liderëve politik siç ka thënë ai të zgjohen sa nuk është bërë vonë.
Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka shkruar “Ne po theksojmë se shtetet e fuqishme kanë thënë se kufijtë në Ballkan nuk lëvizin, por edhe këto janë qëndrime politike e jo vendime, sepse me ndërrimin e liderëve shtetëror lëvizin apo ndërrojnë edhe fjalët dhe qëndrimet. Nga kjo del se duhet të angazhohemi që të merren premtimet e reja edhe nga liderët e ri të zgjedhur.”
Postimi i plotë:
Liderëve! Zgjohuni sa nuk është tepër vonë
Vendimet janë të qëndrueshme, fjalët janë të lakueshme
Nisur nga historia se Mali i Zi ka shtuar mbi dy herë territorin në tryezë dhe jo me luftë, kuptojmë se diçka e tillë nuk është e pamundur dhe kjo pjesë e historisë mundë të përsëritet gjithnjë sepse po ekzistojkan miqësitë e vjetra, të cilat qenkan më të fuqishme së miqësitë e reja. Edhe tek ne është njëjt, prandaj nuk ka vend për tu habitur, por ka hapësirë për tu angazhuar edhe atë, shumë deri sa Kosova të merr vendime që nuk ndryshohen.
Ne po theksjojmë se shtetet e fuqishme kanë thënë se kufinjët në ballkan nuk lëvizin, por edhe këto janë qëndrime politike e jo vendime, sepse me ndërrimin e liderëve shtetëror lëvizin apo ndërrojnë edhe fjalët dhe qëndrimet. Nga kjo del se duhet të angazhohemi që të mirren premtimet e reja edhe nga liderët e ri të zgjedhur.
Pra, rreziku tani ekziston në tryezën e bisedimeve dhe në qëndrimet e liderëve botëror nëse ata i akceptojnë kërkesat e politikës serbe për ndërrim kufinjësh atë do ta kemi, sepse mundë të ndodhë që forcat e Nato-së të tërhiqen në Iber dhe ajo pjesë të çkapet menjehere. Në atë pjesë nuk kemi as banorë shqiptarë as mbështetës politik të tjerë, por nuk kemi arritur as ti orjentojmë serbët kah Prishtina. Pra duke e ditur se ka dekada që liderët tonë kanë shkuar rrugicave me makina dhe me helikopter atje, kjo tregon se pranimi i kësaj qeverie dhe qeverive të kaluara të Kosovës nga popullata serbe atje ishte zero, sidomos pas formimit të listës serbe.
Ky realitet bëhet edhe më i rëndë kur e dijmë se ne jemi të cunguar edhe në krijimin e forcave të armatosura që kishin pasur mundësi së paku të paraqesin ndonjë efekt të zmbrapjes së politikes serbe, mirëpo edhe kjo mungon meqë janë forcat e Nato-s të cilat zbatojne politikat e shteteve të veta në raport me këtë çështje.
Zgjohuni sa nuk është tepër vonë.
zgjohuni deri sa nuk kanë ndryshuar qëndrimet në vendime.
Dilni në terrenin ndërkombëtarë, Washington, Bruksel, Paris, Berlin sepse dikur do kemi vetëm vendime për implementime të dhimbshme.
Vendet e fuqishme kanë interesa madhore të cilat mund të jenë objekt i marrëveshjeve, pra janë vendet që japin vendimet përfundimtare. Andaj, duke mos u angazhuar në finish të ashtuquajtur politik ju lider, mund tju lini probleme gjeneratave të ardhshme.
Ne jemi të vetdijshëm se edhe pse kemi krijuar ligje që ndalojnë dhe sanksionojnë luftëtarët radikal në luftëra që nuk janë interes i Kosovës, në këtë aspekt prap se prap vendi jonë ka notë negative të ndaljes së radikalëve në luftërat në shtetet e ndryshme aziatike që ishin decidivisht kundër interesave të miqëve tanë. Pra kjo është një notë që nuk përmirësohet lehtë. Një notë që po shfrytëzohet nga Serbija në çdo takim me miqtë tonë ndërkombëtarë.
Përpos problemeve të krimit dhe korrupsionit që janë kushte për ne, tani na është paraqitur edhe problemi i largimit të prokurorit të Gjykates Speciale në Amerikë, si vendë me siguri të lartë individuale dhe familjare, në të cilin duhet se Gjykata është shtyllë e pavarur nga politika. Edhe në këtë rast shihet se po bien në ujë premtimet, se ne kemi avansuar në pavarësinë gjygjësorit dhe kjo e vështirëson edhe më shumë afatin për liberalizimin e vizave.
Situata rëndohet meqë Rrsti i prokurorit tani, paraqitet si një rast prokurori frikacak i ashtuqujtur, dhe kërkohet nga kryeprokurori, apo kryeprokurori special të kenë guxim për ta liferuar aktpadinë e përgatitur si një patate e nxehtë. Patatja e nxehtë jo që djeg duartë por edhe trupin dhe trungun familjar, e aq më keq kur kjo patate e nxehtë bie në dorën e ndonjë gjyqëtari të pavarur.
Andaj sipas mendimit tim, tërë kjo materie (veteranët) duhet që të kthehet tek Komisioni i vlerësimit, të mbështetur nga liderët politik dhe komandantët e UÇK-së, dhe të punohet në listën e vërtet të veteranëve dhe ajo listë të bëhet publike.Në të kundërtën të gjithë liderët politik dhe komandantët do të përdorin çdo mekanizëm për të mbajtur këtë numër, jo vetëm për shkak të votave por edhe për shkak të rejtingut personal. Mirëpo dëmi politik bëhet më i madh kur largohet një prokuror i Prokurorise Speciale, pavarësisht i aftë apo jo kjo po lë përshtypjen e kapjes së shtetit, shumë fuqishem. Duke e ditur se ky dëm nuk po trajtohet në arenën botërore për shkakë të pushimeve verore, na bie që me tu kthyer në punë selitë vendosëse të politikës ndërkombëtare dhe me të filluar trajtimi i çështjes tonë, liberalizimi vizave do bëhet …malo morgen… populllore.
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës, LDK.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...