Lajme

Kelmendi: Sot Klani, nesër të tjerët, nuk kanë me e pa’ atë film!

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 31 July 2023

Ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka thënë se në 24 orët e fundit nëpër rrjetet sociale është shkruar vetëm për mediat, nga ‘eksponentë të wannabe partisë-shtet’.

“48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias iu turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan…”, ka shkruar Kelmendi.

Kelmendi potencoi se rrjetet sociale janë mbushur me profile të rreme, sipas tij, për të mos e lejuar qytetarin që ta shpreh mendimin e vetë.

-Advertisement-

“Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të wannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit”.

“Pse gjithë ky panik? Pse gjithë kjo frikë? A e dini pse? Se Facebookun e Tëitterin e kanë mbushur me profile të rreme për të mos e lejuar qytetarin e lirë ta shpreh mendimin e vetë”.

“Me televizionet nuk po e gjejnë formulën ende. Për atë televizioni është armiku. Sot Klani, nesër të tjerët. Nuk kanë me e pa’ atë film!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera